Fëmija në Sellcë të Tetovës bullizohet vetëm pse nënën e ka italiane! (VIDEO)

Ardiani, një nxënës i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës bullizohet dhe ngacmohet nga ana e bashkëmoshatarëve të tij në shkollë sepse nënën e ka italiane, ndërsa babai është shqiptarë.

Storja është sjellë nga TV Uskana e cila ka alarmuar rastin, përcjell INA.

Prindërit e tij ka rrëfyer se ai në disa raste është rrahur edhe fizikisht dhe se përkundër denoncimeve, nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e institucioneve.