Familjet rome përballen me zhvendosje të dhunshme nga qendra e pranimit në Vizbeg

Shkup, 30 mars – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut sot informoi se disa familje rome po përballen me kthimin në gjendjen e rrezikut social, pasi kanë marrë vendim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për t’u larguar nga vendbanimi i përkohshëm në qendrën e pranimit në Vizbeg.

Ata janë të akomoduar në vendbanimet e përkohshme nga viti 2018, ndërsa deri atëherë kanë jetuar në ambient të hapur, nën kalanë e Shkupit. Familjet theksojnë se MPPS ka marrë njoftim se duhet t’i lëshojnë objektet e përkohshme më së voni deri në nesër, ndërsa në të kundërtën do të bëhet zhvendosja e tyre e detyrueshme. Bëhet fjalë për familje me fëmijë minoren, të cilët janë të përfshirë në procesin arsimor në shkollën në Vizbeg.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut javën e kaluar pati fjalim para MPPS me kërkesë për gjetjen e zgjidhjes alternative për këto familje, por edhe pse bëhet fjalë për problem të përkohshëm senzitiv, Ministria ende nuk ka sjell përgjigje.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut thekson se zhvendosja në këtë moment pa asnjë plan për ndihmë gjatë strehimit të paktën në një periudhë të caktuar pas zhvendosjes nga qendra e pranimit, shpejtë do t’i kthejë personat në varfërinë ku kanë jetuar me vite para se të akomodohen në qendrën e pranimit. Këto familje, siç theksohet, do të mbesin në rrugë me fëmijët minoren, me të gjitha rreziqet të cilat i sjell të qenit i pastrehë dhe varfëria.