​Falja e namazit të Fiter Bajramit bëhet në sheshin e Tiranës

Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë është mbushur mëngjesin e sotëm nga mijëra besimtarë myslimanë, ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fiter Bajramit në Tiranë.

Falja e namazit të Fiter Bajramit u bë në orën 06:20, ndërsa ceremonia filloi më herët.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërim.