Fajnans Think: Në kushte pasigurie rreth kohëzgjatjes së intensitetit të konfliktit ruso-ukrainas joreale janë perspektivat për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 5 mars – Në kushte të pasigurisë rreth kohëzgjatjes dhe intensitetit të konfliktit ruso-ukrainas, si edhe efekteve të mundshme nga sanksionet e imponuara mbi Federatën ruse për tregjet e energjensave, perspektivat për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2022 janë në rënie, gjegjësisht projeksioni paraprak prej 4 për qind mbetet joreal në rrethanat e reja, porosisin nga Fajnans Think dhe paralajmërojnë se projeksion të ri për rritjen do të publikojnë në qershor 2022.

“Pasiguria në ekonomi u përforcua në fillim të vitit 2022, si rezultat i presioneve të rritura të çmimeve të ushqimit dhe energjisë në nivel global. Presionet mbi çmimet dhe perspektivat për rritjen u përkeqësuan shtesë me invazionin e Federatës ruse mbi Ukrainën më 24 shkurt 2022”, vlerëson Fajnans Think në Monitorin makroekonomik K4 2021 që e publikoi sot.

Në publikim theksojnë se në kuartalin e katërt të vitit 2021 BPV në vend u rrit për 2,3 për qind në bazë vjetore, me çka i gjithë viti 2021 përfundoi me rritje të BPV-së prej 4 për qind.

“Kjo rritje është në linjë të plotë me projeksionin e Fajnans Think prej 4,1 për qind. rritja e realizuar është rezultat i konsolidimit të mëtejmë post-pandemik të rrjedhave ekonomike, realizuar në një bazë të stabilizuar nga i njëjti tremujor i një viti më parë. Sipas aktiviteteve, rritja vjen nga performanca më e mirë në shërbime dhe veçanërisht ato që u prekën drejtpërdrejt nga pandemia: tregtia, transporti dhe hotelieria (9.2 për qind). Ndërkohë, rënia në industrinë përpunuese (-4.8 për qind) vazhdoi (megjithëse në një bazë të lartë krahasuese), për shkak të pasigurive të shprehura në lidhje me ribalancimin e tregjeve globale të mallrave dhe implikimeve për zinxhirët e furnizimit”, thotë Monitori Makroekonomik K4 2021.

Lidhur me këtë, shtohet, eksporti (1.8 për qind) shënon ngecje, por investimet bruto (21.1 për qind) kanë shënuar një rikuperim të konsiderueshëm.

“Shpenzimet e relaksuara në krahasim me vitin 2020 dhe rritja e pagave mbështetën konsumin privat (5,7 për qind), ndërsa shpenzimet publike (6,5 për qind) ruajtën ritmin e mbështetjes për rimëkëmbjen pas pandemisë, që është në përputhje me thellimin e deficitit buxhetor në raport me projeksionet e zakonshme (projeksioni fillestar 4.9, dhe realizimi 5.3 për qind e PBB-së)”, thuhet në Monitorin Makroekonomik K4 2021.

Theksohet se papunësia në tremujorin e katërt të 2021 ka shënuar rënie të lehtë, në 15.2 për qind nga 15.7 për qind e mëparshme. Por edhe punësimi është zvogëluar, nga 47.4 për qind në 47.3 për qind. Këto arritje janë rezultat i ripasivizimit të popullsisë (midis dy të katërtave, afro 8.000 njerëz pushuan së kërkuari në mënyrë aktive punë).