Eurostat: 22 për qind e popullsisë në BE jeton në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social

Shkup, 15 qershor – Në vitin 2022, 95,3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (22% e totalit të popullsisë) ishin të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë ose përjashtimit social, përkatësisht jetonin në amvisëritë që përballen të paktën me një nga tre rreziqet: varfëri, situata e vështirë materiale dhe sociale dhe jetesa në familje me punësim shumë të ulët, njoftoi Eurostat.

Njerëzit më të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social janë në Rumani (34%), Bullgari (32%), Greqi dhe Spanjë (nga 26%).

Nga ana tjetër, më pak të varfërit dhe popullsia në rrezik social janë regjistruar në Republikën Çeke (12%), Slloveni (13%) dhe Poloni (16%).