Është parandaluar transport ndërkombëtar i drogës që kushton 50 mijë euro, janë arrestuar dy persona

Shkup, 12 prill – Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se më 8 prill është parandaluar transport ndërkombëtar i drogës në vlerë prej 50 mijë euro.

Në kumtesën e MPB-së bëhet e ditur se janë zbuluar 16 kilogramë mariuhanë e cila duhej të transportohej nga vendi ynë në Greqinë fqinje. Droga ishte paketuar në 20 paketime polietileni të vendosura në dy çanta. Janë arrestuar dy persona, një banor 30-vjeçar i Vallandovës me iniciale T.P. dhe një banor 31-vjeçar i Gjevgjelisë me iniciale J.R. Janë konfiskuar dy automjete dhe disa telefona celular.

Sot nga ana e SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli te PTHP kompetente Gjevgjeli është ngritur padi penale dhe personat do të zbatohen te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gjevgjeli./Zhurnal.mk