Është arrestuar 32 vjeçari nga Shkupi, duhet të vuajë dënimin me 2 vite e gjysmë burg
Shkup, 8 dhjetor – Sot në orën 07:45 minuta në bulevardin “VMRO” në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Departamenti për Çështje Kriminalistike Qendër dhe Bit Pazar në bashkëveprim me nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.S. (32) nga Shkupi.
Siç bëri të ditur MBP, ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej dy vjetëve e 6 muajve, kurse është kërkuar në bazë të urdhërarrestit nacional, me kërkesë të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.
Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit

