ESHR e publikoi raportin përfundimtar të revizionit për RTMV

Shkup, 29 korrik – Enti Shtetëror për Revizion e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i kryer i raporteve financiare dhe revizion të harmonizimit për vitin 2020 të Ndërmarrje Publike Radiodifuzioni “Radiotelevizioni i Maqedonisë së Veriut Shkup”.

Në raportin e ESHR-së, theksohet se disa situata kyçe të vendosura: nuk janë miratuar aktet strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore; dispozitat e pasakta në aktin e sistemimit për një pjesë të kërkesat dhe përshkrimin e detyrave të punës dhe akteve të mospërputhshme për llogaritjen e pagës me dispozitat ligjore në fuqi; nuk është krijuar njësi e revizionit të brendshëm; inventarizimi jo i plotë i aktiveve dhe detyrimeve; monitorim i pavendosur i masave të marra për mbledhjen e kërkesave më të vjetra se pesë vjet dhe parregullsitë në planifikim, dhënien e kontratave të furnizimeve publike dhe zbatimin e tyre.

Në opinionin e lëshuar thuhet se “opinion me rezerva për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e vendosura”.

Rekomandimet kryesore të ESHR-së janë: miratimi i akteve strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore; – saktësimin e kërkesave dhe përshtatjen e përshkrimit të detyrave në aktin për sistematizimin me kompetencat dhe veprimtaritë që kryhen, si dhe harmonizimin e akteve për llogaritjen e pagave me rregulloret ligjore; themelimi i revizionit të brendshëm; zbatim i regjistrimit të plotë të mjeteve dhe detyrimeve dhe përshtatja e kontabilitetit me gjendjen aktuale; përditësimi i të dhënave për të gjurmuar kërkesat dhe me kohë të ndërmerren veprime ligjore për kërkesat e papaguara nga komitentët dhe përmirësimi i planifikimit, mënyra e zbatimit të procedurave të furnizimit publik, si dhe nevojën për dispozita të sakta në kontrata për mënyrën e realizimi të furnizimit dhe pagesave.

Linku nga raporti i publikuar: https://dzr.mk/sites/default/files/2022-07/RR_MRTV_Skopje_29_08_2022.pdf.