Errësirë dhe shenja hiri, brenda qelisë së përfshirë nga flakët ku humbi jetën 26-vjeçari (FOTO)
Errësirë, mbetjeje hiri në tokë ende të freskëta dhe disa gjurmë. Këto janë pamjet nga qelia ku qëndronte 26-vjeçari Arben Mici, që iu vu flaka pikërisht nga i riu.
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarja Doriana Bezat, Mici, i ka vendosur flakën batanijes dhe zjarri është shpërndarë në të gjithë hapësirën e dhomës. Si pasojë e djegies, janë çliruar në dhomë toksina helmuese.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë vetëvrasje. Dy punonjësit e policisë, Dilaver Idrizi dhe Hajderdin Proba kanë përpjekur të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin nga vatra 26-vjeçarin, por ky i fundit ka hezituar. Kjo është dhe arsyeja që dy punonjësit kanë pësuar lëndime.
Megjithatë, kjo është një ekspertizë paraprake dhe detaje të reja priten të dalin në vijim.


