Era Istrefi në Dubai për xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke e shijuar në maksimum këngën e re “Babe”.

Kënga u prit mirë nga publiku, veçanërisht në rrjetin social TikTok, ku videot të shoqëruara me këtë këngë janë shpërndarë gjithandej.

Mesa duket kjo nuk është kënga e vetme që do të shënojë rikthimin e Erës, pasi ajo mesa duket ka gati edhe dy këngë të tjera.

Foto: Era Istrefi/Instagram

“Prive” ka arritur të mësojë se ajo do t’i realizojë me klipe këto dy këngë të reja, njëri prej të cilëve është përzgjedhur të realizohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mesa duket që nga rikthimi i saj i furishëm, Istrefi nuk e ka ndër mend të ndalet dhe të publikojë projekte muzikore njëri pas tjetrin.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Përndryshe, nuk bëhet ende me dije nëse Era mendon që të vazhdojë rrugëtimin edhe në tregun internacional aty ku e kishte lënë, apo do të merret vetëm me tregun vendor të muzikës.