Enti shtetëror për revizion dhe UNDP nënshkruan Memorandum mirëkuptimi

Enti shtetëror për revizion dhe UNDP-ja kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi, në të cilin definohen aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të orientuara drejt ndërtimit të njësistemi akoma më efikas dhe efektiv për revizion në vend.

Memorandumin, të cilin e kanë nënshkruar përfaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të KB-së (UNDP), Armen Grigorjan dhe revizoti i përgjithshëm në Entin shtetëror të revizionit (ESHR), Maksim Acevski, parasheh thellim të bashkëpunimit të deritanishëm në shumë segmente të punës së përbashkët.

Grigorian shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Entin shtetëror të revizionit, duke theksuar rolin kyç të ESHR-së si institucion – ruajtës i fondeve publike.

Memorandumi për mirëkuptim përcakton një sërë aktivitetesh që do të zbatohen në dy vitet e ardhshme, siç janë: promovimi dhe avancimi i reformës për menaxhimin me financat publike dhe revizioni i jashtëm; kryerja e revizioneve të pasqyrave financiare të përgatitura në bazë llogaritëse, revizione të vlerës për paranë, revizione për Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe revizione të njësive të vetëqeverisjes lokale; mbështetje për kapacitetet zhvillimore institucionale dhe organizative në menaxhimin e mjedisit; forcimi i transparencës dhe llogaridhënies nëpërmjet dixhitalizimit të proceseve dhe shërbimeve.