Ende probleme me sistemin TIMS, vendkalimi Qafë Thanë ende i bllokuar

Qafë Thanë, 11 Shtator – Është rikthyer në punë sistemi “TIMS” në Kapshticë dhe Kakavijë, pas sulmit të fundit kibernetik në Shqipëri.

Tashmë po punohet përmes këtij sistemi, por ngadalë.

Në Qafë Thanë është ende i bllokuar, sistemi “TIMS”në pikën kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Autoritetet njoftuan sot se Irani ka goditur sërish një prej sistemeve të rëndësishme informatike, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Burime zyrtare thanë se “bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut”, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit.