Ende aktiv zjarri pyjor mbi fshatin Tuin të Kërçovës
Kërçovë, 28 prill – Ende është aktiv zjarri pyjor në fshatin Tuin të Kërçovës. Janë djegur shkurre dhe bar i thatë.
Punonjësit e Ekonomisë Pyjore “Llopushnik” kanë ndërhyrë në lokalizimin e zjarrit, ndërsa për nesër është paralajmëruar një ekip më i madh në shuarjen e tij.
“Zjarri shtrihet në një sipërfaqe prej dy hektarësh, ndërsa përhapjen e tij e ndihmon era që fryn nga drejtimi verior”, deklaroi Aneta Spasenoska, përgjegjëse për zjarret në EP “Llopushnik”.
Ajo shtoi se zjarri është larg shtëpive të fshatit.