Emërohet bordi i ri në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive (KMDK), raporton Ekonomia Online.

Para kabinetit të tij, kryeministri Albin Kurti tha se në këtë konkurs kanë aplikuar mbi 100 persona.

Kurti tha se kryesues i Bordit është emëruar Avni Ramadani, ndërsa anëtarë të bordit u emëruan Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toçi, Bashkim Pllana dhe Goran Lazoviq.