Elon Musk nuk do të dëshmojë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard, pavarësisht se ka qenë në lidhje dashurie me aktoren

Elon Musk nuk do të dëshmojë në emër të ish-të dashurës, Amber Heard, në mbrojtjen e saj për një padi prej 50 milionë dollarësh të ngritur nga ish-bashkëshorti i Heard, Johnny Depp.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” ngriti një padi kundrejt Heard pasi aktorja shkroi një opinion në vitin 2018 duke thënë se ishte ‘një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje’.

Ajo nuk e përmendi emrin e Depp, por avokatët e tij argumentojnë se kjo është një referencë për aktorin, pasi ajo ka pretenduar më parë se ai ishte i dhunshëm fizikisht ndaj saj gjatë martesës së tyre.

Avokati i Musk, Alex Spiro, konfirmoi për Fox News Digital se shefi i Teslas nuk do të mbajë qëndrim pavarësisht se është listuar si dëshmitar.

Një roje në një ndërtesë në Los Angeles ku jetonin ish-çifti dëshmoi se ai shpesh e shihte Musk në apartamentin e tyre në vitin 2015. Themeluesi i SpaceX “gjithmonë e vizitonte kur zoti Depp nuk ishte në shtëpi”, shtoi Alejandro Romero.

Ndërkohë, New York Post raportoi se aktori James Franco, 44 vjeç, gjithashtu nuk do të dëshmojë në gjyq.

Depp e ka akuzuar Francon se ishte një nga ish-partnerët e Heard në kohën kur ishte i martuar me artisten.

Ajo ishte takuar me James po ashtu në apartamentin e tyre në Los Angeles.