Eliza Hoxha: Për një vit numri i të papunëve është rritur dhe numri i çdo artikulli

Në debatin parlamentar rreth politikës së jashtme, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka quajtur të paaftë kryeministrin Albin Kurti për të qeverisur me vendin, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se përveç mungesës së vizionit për zhvillimin ka pasur mungesë edhe në sundimin e ligjit.  

Tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se për një vit qeverisjeje, numri i të papunëve është rritur dhe numri i çdo artikulli

“Skam se si të mos përmend disa elemente. Nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nga ka pasur vit më të brishtë sesa ky. Përveç mungesës së vizionit për zhvillimin ka pasur mungesë edhe në sundimin e ligjit. Një politikë e jashtme është abstenim në përfaqësimi i Kosovës si shtet. Për një vit numri i të papunëve është rritur dhe numri i çdo artikulli. Ne kërkojmë që kjo qeveri të këndellet e të operojë lidhur me detyrat e saj. Është e dëmshme që jetët tona të rëndohen e qeveria të vazhdojë sikurse të ishte në një vakum jashtë realitetit”, tha ajo.