Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin/ Bllokohet një motor në Tiranë, dyshohet të jetë i autorit

Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin policia ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit.

Mësohet se motori është bllokuar në Tiranë, ndërsa ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit, megjithatë sipas policisë rezulton i ngjashëm.

Nga ana tjetër, po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash pasi autori nuk përdori doreza gjatë kryerjes së krimit.