Ekstradohet në Spanjë shqiptari i akuzuar për grabitjen e banesës së Benzema
9 vite nga shpallja në kërkim për grabitje, ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani iu dorëzua autoriteteve spanjolle.
Policia në Spanjë publikoi pamjet e ekstradimit të 41-vjeçarit në Twitter, ku ndër të tjera shkruan se Prodani është autor i grabitjes së banesës së një futbollisti të njohur.
Bëhet fjalë për banesën e Karim Benzema. Prodani është personi i parë që ekstradohet në Spanjë pas miratimit të marrëveshjes dypalëshe.
Përveç shtëpisë së yllit francez, Prodani akuzohet edhe për mbi 40 vjedhje të shtëpive tjera në Spanjë.