Ekskluzive/ Zhurnal mëson punëtorët në AZGJ nuk kanë marrë akoma pagat, Banka Popullore nuk ka para!

Shkup, 14 dhjetor – E pamundura nuk ekziston në shtetin që gjithçka jep vetëm mundësi jo. Nëse dikur ka qenë problem çështja e punësimit e pagat e ulëta, tani me kalimin e viteve ky problem nuk është zgjidhur por është shfaqur një problem edhe më i madh që i tejkalon këto të fundit. Të punosh në institucion shtetëror e të mos paguhesh kjo ndodhë në Maqedoninë e Veriut, vendin e çudirave. Së fundmi burime anonime për Zhurnal kanë denoncuar situatën kritike me të cilën po përballen pasi jemi në gjysmën e muajit dhjetor, por pagat e muajit nëntor ende nuk i kanë marrë këta punëtorë. Bëhet fjalë për punëtorët në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhëve të cilët edhe pse të punësuar gjysmën e muajit dhjetor u është ta kalojnë me borxhe e huazime. Ankesa të shumta kanë dërguar në Ministrinë e Financave nga atje u thonë që Banka Popullore nuk ka para duhet të prisni. Nëse marrim parasysh arsyetimet e tyre flasim për një bankrot të shtetit që nuk janë në gjendje të sigurojnë as paga e lëre më ndonjë zhvillim e investim. Nga kjo situatë e krijuar është hipokrizi e rëndë të akuzohen të rinjtë se po ikin për jetë më të mirë nga Maqedonia e Veriut, sepse në fakt ata po ikin për të jetuar sepse këtu janë duke mbijetuar, shkruan Zhurnal.
Punëtorët në AGJZGJ “agjërojnë” paga nuk kanë sepse Banka Popullore nuk ka para –
Burime të brendshme të Zhurnal kanë mësuar se punëtorët në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës janë në kulmin e revoltës dhe shpërthimit të mllefit me grevë e bojkot. Pasi këta të fundit ende nuk kanë marrë pagën e muajit nëntor pa çka se jemi në mesin e muajit dhjetor. Institucione të papërgjegjshme kanë detyruar që këta punëtorë që akoma nuk kanë marrë pagat të kërkojnë huazime e borxh për të shkuar në punë.
“Kanë kaluar 14 ditë të dhjetorit ne akoma nuk kemi marrë pagat e muajit nëntor, kjo është terror dhe humbje vullneti e motivi për të punuar, nuk kemi guxim të dalim publikisht pasi mund të pësojmë me largim prej pune, por mjaftë është mjaftë”, deklaroi burimi për Zhurnal.
Mes tjerash, thuhet që ata nuk kanë qëndruar të heshtur janë ankuar dhe kanë kërkuar sqarim nga Ministria e Financave por nga atje janë justifikuar me arsyetim tallës.
“Jemi ankuar disa herë dhe kemi kërkuar shpjegim por nga Ministria e Financave na thonë që Banka Popullore nuk ka para e duhet të prisni. Kjo për neve është tallje me dinjitetin tonë dhe mos vlerësim i punës që ne bëjmë. Të punosh në sektorin publik e të brengosesh për pagën është shenjë që ky shtet është në buzë të greminës”, përfundoi burimi për Zhurnal.
Drejtori Musliu, Ministria e Financave dhe Banka Popullore në gjumë dimëror –
Edhe përkundër gjitha ankesa të të punësuarve në dy institucionet përgjegjëse, Ministrinë e Financave dhe Bankën Popullore, këto të fundit janë në gjumë dimëror dhe as që duan të dëgjojnë e të gjejnë zgjidhje. Madje, me formë tallëse arsyetohen se nuk kanë para e punëtorët duhet të presin.
Përpos dy institucioneve që qëndrojnë të heshtura në këtë situatë, drejtori i ri në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Ardian Musliu, duket që i përton shumë rrugës Kërçovë – Shkup, pra nga vendbanimi i tij deri tek vendi i punës, dhe mungesa e tij në institucion që drejton krijon vakum edhe për këto neglizhenca dhe parregullsi. Drejtori Musliu nuk ka pasur akoma asnjë prononcim për atë se çfarë po ndodhë me pagesën e punëtorëve që punojnë në drejtorinë që ai udhëheq.
Nga ajo që shihet në faqen zyrtare të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, në prapavijën e drejtorit, Ardian Musliu, qëndron figura historike e popullit shqiptar, Hasan Prishtina. Meqë drejtori ka përzgjedhur këtë fotografi kuptohet që motivohet nga figura e Hasan Prishtinës. Por, me pas “idoll” Hasan Prishtinën e kur te ketë kohë me dalë në punë janë dy gjëra kontradiktore.
Burimet për Zhurnal paralajmërojnë që nëse nuk rregullohet kjo çështje ata do të shprehin revoltën e tyre edhe me bojkot e protesta, sepse po shkelet e drejta e tyre themelore, të cilën e kanë të garantuar edhe me Kushtetutë.
Kujtojmë që, kjo qasje e mos përgjegjësi e institucioneve është shtytje më e madhe për të ulur besimin në seriozitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve të vendit. E kjo pastaj përkthehet edhe me revoltë të ashpër largim prej kësaj katrahure, ku punon e përpos që nuk vlerësohesh e motivohesh edhe nuk paguhesh. /Zhurnal.mk