Ekskluzive / Danela Arsovka kandidate për qytetin e Shkupit e përkrahur nga VMRO-DPMNE-së
Shkup, 11 gusht – Danela Arsovska, President të Shoqatës së Odave Ekonomike të Maqedonisë, pritet të jetë kandidate për Kryetar të Qytetit të Shkupit e përkrahur nga VMRO-DPMNE. Kështu mëson Zhurnal, nga burime brenda partisë së VMRO-së.
Kjo thuhet se është edhe befasia e paralajmëruar nga kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski mbrenda partisë.
Danela Arsovka është gruaja e parë presidente e Dhomës Kombëtare në Maqedoni dhe si një nga tre që janë në një pozitë udhëheqëse në Evropë, sfida ishte të tregonte se një grua mund të jetë e suksesshme në një pozicion të dominuar nga burrat, shkruan Zhurnal.mk.
Në vitin 2020, Danela Arsovska u zgjodh në pozicionin e lartë në udhëheqjen e Federatës Botërore të Dhomave, forumi i vetëm global që përfaqësonte mbi 12.000 dhoma të tregtisë në të gjithë botën. Ky informacion bëri jehonë globale duke pasur parasysh faktin se vetëm katër gra në botë mbajnë atë pozitë.