Eklipsi diellor i 2024 do të jetë i fundit në SHBA deri në…

Në 8 Prill 2024 amerikanët do të kenë mundësinë e fundit për të parë eklipsin e plotë diellor në SHBA deri në vitin 2045, sipas shkencëtarëve amerikanë.

Eklipsi i fundit diellor në SHBA ishte në datën 21 Gusht 2017.

Në 2024 parashikohet që eklipsi i plotë të shfaqet nga Meksika në Teksas deri në skajin lindor të Kanadasë. Gjatë lëvizjes këto shtete do të kenë pamjen më të mirë, por kudo në kontinentin amerikan do të shihet eklipsi i pjesshëm diellor.

Sipas parashikimeve, pritet që 15 shtete amerikane Texas, Oklahoma, Arkansas, Missouri, Tennessee, Kentucky, Illinois, Indiana, Ohio, Michigan, Pennsylvania, New York, Vermont, New Hampshire dhe Maine të kenë pamje të plotë të eklipsit.

Eklipsi diellor ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli janë të vendosur në një vijë të drejtë. Hëna e pozicionuar mes Diellit dhe Tokës shkakton errësirë në qiell gjatë orëve të ditës.

Ata që ndodhen në pjesët ku do të bjerë hija e Hënës do të shohin eklipsin e plotë, ndërsa të tjerët eklipsin e pjesshëm.

Rekomandohet që eklipsi të shihet me syze të errëta specifike dhe asnjëherë me sy të lirë pasi është e rrezikshme, sipas ekspertëve të NASA.