Editorial / “Taravari: Ne nuk jemi 20%! Jemi 100% Shqiptarë!”, A e ka seriozisht ?, Apo do thotë “Votuam se s’kishte opsion tjetër”!
Shkup, 25 korrik – Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri duket se ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e qytetarëve shqiptarë, të cilët mendojnë se kjo parti është larguar nga diskursi i saj politik të cilin e ka proklamuar deri më tani, shkruan Zhurnal.mk
Së fundmi nëpër rrjetet sociale është paraqitur dilema nëse kjo parti po heq dorë nga heqja e 20% nga Kushtetuta. Pas çuarjes në Kuvend të kërkesës për ndryshime Kushtetuese nga ana e qeverisë ku bën pjesë edhe ASH-ja, zëri i kësaj të fundit u shua dhe nuk pat asnjë reagim se çfarë do të ndodhë me këtë kërkesë.
ASH-ja përderisa ishte në opozitë pat deklaruar se tani është koha më e mirë për të hequr 20 përqindëshin nga Kushtetuta, ndërsa BDI ka qenë e përmbajtur, duke pasur parasysh se kjo kërkesë nuk ishte përkrahur nga ana e opozitës maqedonase.
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar pas kritikave se kjo parti e ka harruar 20 për qindëshin.
“Dua të deklaroj për të evituar çfarëdo lloj keqkuptimi apo supozimi se partia jonë e ka pasur prioritet dhe qëllim këtë ndryshim prej vitit 2018, dhe është krejt absurde të mendohet se kemi ndryshuar mendje! Ne jemi Aleanca për SHQIPTARËT dhe është paradoksale të heqim dorë nga stigmatizimi i emrit tonë. Shqiptarët nuk janë numra e as përqindje! Do kërkojmë deri në fund dhe me çdo mekanizëm demokratik mbrojtjen e Emrit Tonë! Ne nuk jemi 20%! Jemi 100% Shqiptarë!”, ka shkruar Taravari.
Por ky reagim i Taravarit duke se është i thatë pa treguar nëse insistojnë për ta hequr këtë terminologji nga kushtetuta, apo do të vazhdojnë të mbeten në deklaratat e tyre “boshe”, shkruan Zhurnal.mk
Nëse ASH-ja e ka me gjithë mend të bëjë ndryshimet, atëherë ka mekanizma të tjerë me të cilët mund të ndikojë në këto ndryshime. Aleanca fillimisht me ministrat e saj është dashur që këto ndryshime t’i inkorporonte në propozimin e Qeverisë që ka shkuar në Kuvend.
Nëse me të vërtetë e ka me gjthë mend që të bëjë këto ndryshime, edhe pse propzimi ka shkuar dhe gjendet në Kuvend, ka disa forma që këto ndryshime të ndodhin. Mund të dërgojnë propozim amandamente të cilat duhet të merren parasysh nëpër filtrimet e nevojshme në Komisionet parlamentare dhe tek e fundit, nëse edhe aty nuk ka përkrahje, propozimet e këtyre amandamenteve mund të bëhen edhe në seancën plenare, para se të votohen këto ndryshime Kushtetuese.
Në seancë pleanare, por edhe nëpërmjet deklarimeve në opinion, mund të qartësojnë vendimin e tyre, se do të votojnë ose jo për këto ndryshime të propozuara, nëse në të nuk përfshihet gjuha shqipe dhe jo si gjuhë që e flasin 20 % e popullatës, shkruan Zhurnal.mk
Andaj, nëse Aleanca për Shqiptarët e ka me gjithë mend që gjatë ndryshimeve Kushtetuese të largojë “20%” atëherë të përdorë të gjithë mekanizmat demokratik që janë të nevojshëm për realizimi e këtij qëllimi. Një shansë i dytë i tillë nuk vjen më, prandaj nuk duhet pritur këshilla nga mediat, por nëse janë me të vërtetë të vendosur, ka forma e metoda të ndryshme si arrihet ky qëllim.
Nuk duhet të vijë në fund arsyetimi i zakonshëm “votuam se s’kishte opsion tjetër”, sepse kushtet dhe mënyrën se si vjen te ndryshimi e sjellin vet partitë politike.
As nëna nuk i jep gji foshnjës, nëse ajo nuk qanë e nuk insiston në atë që e kërkon, prandaj çdo arsyetim në të ardhmën do të jetë i kotë. Kjo porosi vlenë edhe për partitë opozitare shqiptare, të cilat gjithashtu kanë mekanizma të mjaftueshëm për të detyruar pushtetin të bëjë këto ndryshime për shqiptarët, e sidomos tani kur nevojiten 80 vota realizimin e këtyre ndryshimeve, shkruan Zhurnal.mk.

