Editorial: Qytetarët dhe eurointegrimet përfitojnë nga ndasitë në VMRO-DPMNE!
Shkup, 20 shtator – Përçarjet e brendshme brenda VMRO-DPMNE-së, që kanë dalur papritms në sipërfaqe në kohën kur udhëheqësia e kësaj partia garantonte nivelin më të lartë të unitetit brendapartiak, po mirëpriten nga ajo pjesë e opinionit që është pro eurointegrieve në Maqedoninë e Veriut. Këto përçarje madje po shihen si një dritë në fund të tunelit, për debllokimin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Lëkundja e “centralizmit” brenda kësaj partie sjell një optimizëm të bazuar se më lehtë do të mund të sigurohen deputetët e nevojshëm, me bindje pro perëndimore, që do të votojnë ndryshimet teknike kushtetuese, si pengesë për fillim të negociatave, shkruan Zhurnal.
Kjo pjesë e opinionit, që sipas gjitha sondazheve janë shumicë absolute mbi 70 për qind në vendin tonë, uron që këto ndasi të thellohen edhe më tepër, sepse në atë mënyrë vetëm se hapen edhe më tepër rrugët për integrim më të shpejtë, rrugë që ishin bllokuar shkaku i kryeneçësisë së disa politikanëve.
A do të formohen sërish “VMRO-Vistinska, VMRO-Narodna, VMRO-Zabavna…”?
Ndasëitë e tanishme në VMRO-DPMNE, janë plotësisht të ngjashme me ndasitë që ndodhën brenda kësaj partie në vitin 2004. Protagonist në njërën anë edhe atë kohë ishte Nikolla Gruevski, mirëpo në rolin e kundërt në të cilin gjindet tani. Pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat Branko Cërvenkovski i LSDM-së mposhti Sashko Kedevin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e akuzoi publikisht paraardhësin e tij, Lubço Georigievski, ndryshe ikonën e paprekshme deri atëherë të VMRO-DPMNE-së, se i ka “ngulë thikë pas shpine” në zgjedhje presidenciale, duke punuar kundër Kedevit, e në favor të Cërvenkovskit.
Njësoj sikurse tani, as atëherë nuk u nxor në sipërfaqe ndonjë dëshmi konkrete për akuzat dhe kundërakuzat e shprehura. Përplasjet Gruevski-Georgievski rezultuan me ndarje të VRO-DPMNE-së në shumë parti, siç ishin “VMRO-Vistinska”, “VMRO-Narodna”, por edhe parti tjera të udhëhequra nga funksionbarë qëu ndanë mes vete, pas ndarjes kryesore Gruevski-Georgievski, shkruan Zhurnal. Krejt do të varet se si do të sillen figurat politike brenda kësaj partie. Varet se kush do i mbetet besnik Mickovskit, e kush do e përkrahë Gruevsmin, nëse do ketë të tillë. Por fragmentarizimi konsiderohet se veçmë ka filluara para 10 ditëve, kur nisi edhe grumbullimi zyrtar i nënshkrimeve për partinë e re të kryetares së komunës së Shkupit, Danella Arsovska, që do të quhet “Drejtësia” (Pravda).
Vlen të rikujtohet se me ndarjet e VMRO-DPMNE-së në vitin 2014, pasoi një periudhë që mund të quhet mjaft e volitshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në krahasim me periudhën që erdhi pas konsolidimit të sërishëm të kësaj partie dhe rikthimit në pushtet. Atëherë fillloi një qeverisje autokrate dhjetëvjeçare e VMRO-DPMNE-së në krye me Gruevskin, që ishte e stërmbushur me raste të dhimbshme dhe të kushtueshme për shqiptarët.
Parodi që na sjell dobi
Kurse ndarjet e fundit në VMRO-PDMNE filluan me akuzat e kryetarit aktual të partisë Hristijan Mickovski ndaj Gruevskit, të shprehura në intervistën për gazetën gjermane ËAZ. Mickovski e akuzoi Gruevskin se është në kontakt me qeverinë LSDM-BDI, kurse Gruevski mohoi një gjë të tilël duke kërkuar dëshmi prej Mickovskit për pohimet që i bëri, shkruan Zhurnal. Nga ana tjetër Mickoski sërish ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të fundit të Nikolla Gruevskit në lidhje me zhvillimet politike në vend, duke vlerësuar si “parodi publike” reagimet e Gruevskit. Mickoski në një postim në Facebook thotë se “i vjen keq që ish-kryeministri ka vendosur të bëjë parodi publike dhe të shërbejë për defokusimin nga krimi i pushtetit aktual”.
Mickoski shkruan se nuk ka nevojë për dialog nëpërmjet mediumeve dhe se nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e skenarit për krijimin e përçarjes në dobi të pushtetit, shkruan Zhurnal.
“Një ditë kur të takohemi sy më sy do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar një atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj, të cilin unë jam gati ta kundërshtoj, sepse nuk është betejë personale, por betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Ndërsa ne politikanët jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë treg dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër”.
“Siç thuhet “e vërteta është herët a vonë do të dalë”, dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti…, por duket se të tjerët që e thonë publikisht këto ditët e fundit, pak a shumë me zë të lartë dhe qartë, e di edhe atë”, ka shkruar Mickoski.
Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në VMRO DPMNE-së dhe ndasitë e thella që po shfaqen në betejēn midis integrimit dhe izolimit. BDI, përmes një kumtese ka dalë edhe me detaje të reja lidhur me pohimet e kryetarit të saj për takimet me Zaev dhe Gruevskin në klubin e deputetëve.
“Kjo betejë e brendshme midis forcave në VMRO-së që duan integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe atyre që preferojnë izolimin po zhvillohet në kurriz të vendit dhe qytetarëve, por edhe duke keqpërdorur institucionet e vendit, proceset si dhe partitë politike dhe liderët partiak.
Në intervistën e tij, z. Ali Ahmeti ka folur për procesin e negociatave të Përzhinos dhe takimeve me z. Zaev dhe z. Gruevski mbi temën e tejkalimit të situatës nëpërmjet të procesit të së vërtetës dhe pajtimit.
Në këto takime të liderëve në klubin e deputetëve, që janë zhvilluar edhe në dijeni të komunitetit ndërkombëtar dhe të udhëheqësive partiake, u formua grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Nikolla Todorov dhe Artan Grubi.
Ndërsa ndryshimet në Kodin Penal fillimisht u aktualizuan nga VMRO para ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës.
Më pas, Kodi penal ishte gjithashtu kërkesë edhe e kryetarit të ri të VMRO DPMNE Hristijan Mickoski në takimet e liderëve dhe ato bilaterale, por pas distancimit të tij nga ish udhëheqësia e VMRO DPMNE-së, edhe përkundër pajtimit të LSDM-së, ai u tërhoq nga kjo kërkesë.
As shteti, as qytetarët, as mediat, as amerikanët dhe europianët, as LSDM e BDI nuk janë armiq të VMRO DPMNE-së, por të gjitha forcat progresive në vend po ia shtrijnë dorën VMRO-së që të heq dorë nga politikat izoluese dhe të bëhet pjesë e Maqedonisë europiane”, thuhet në reagimin e BDI-së./Zhurnal

