EDITORIAL: “E majta”, çmimin që më së shtrenjti do ta paguajnë maqedonasit!

Shkup, 30 nëntor – Partia nacionaliste “E Majta” e cila ka vetëm dy deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është bërë halë në sy për pushtetin, por edhe për opozitën maqedonase. Kjo e fundit me veprimet e saja, kundër integrimit në BE, kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, po i mbledh rreth vetes maqedonasit e dëshpëruar nga politikat e deritanishme dhe po krijohet në një forcë që mund të shkaktojë thellim të përçarjeve ndëretnike e ndër fetarë. Çmimin më të shtrenjtë nga kjo ngritje e vazhdueshme e kësaj partie, do ta paguajnë vet maqedonasit.

“E Majta” rrezik dhe e pengon rrugën e vendit drejt BE-së

Kjo parti me populizmin e rrezikshëm, me retorikën e saj anti-BE, “E Majta“ po bëhet më e fortë dhe më me ndikim. Edhe pse kjo parti deklaritivisht nuk është kundër integrimit në BE, por vazhdimisht është kundër kërkesave të BE-së dhe kompromisit të nevojshëm.

E majta nuk pranon kompromis – dalin publikisht me deklarata të tipit – nuk kemi çfarë të diskutojmë me Bullgarinë, po ndërhyjnë në punët tona të brendshme, nuk ka negociata, duhet ndryshuar marrëveshja etj. duan të thonë se me “pikëpamje jashtëzakonisht radikale, edhe pas ekstremizmit e mposhtën VMRO DPMNE-në dhe duan t’i vënë nën hijen e atij plani.

Rritja e së “Majtës”

Rritja e partisë së Apasievit është rezultat i mbingopjes së qytetarëve nga partitë më të mëdha maqedonase gjatë gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht me radikalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe mosgjetjen e gjuhës së përbashkët kur janë në pyetje interesat shtetërore.

Mënyra se si “E Majta” e praktikon politikën e saj nuk ndryshon shumë nga sjellja e ndërsjellë radikale e këtyre dy partive, e cila shpesh është radikale dhe e papërshtatshme, por ato shkojnë një hap më tej, veprojnë edhe më radikalisht në raport, para së gjithash ndaj partisë në pushtet, por edhe ndaj opozitës.

Kundërshtimi i së “Majtës” me trendet evropiane, afrimi i qëndrimeve ruse, demonstrimi i marrëdhënieve negative ndaj qytetërimit perëndimor në kontekstin e aspiratës sonë për në BE, janë pikat ku kjo parti i përfaqëson ata që nuk janë të kënaqur me këtë politikë të deritanishme të Maqedonisë së Veriut.

Kjo parti gjithashtu shfrytëzon pakënaqësitë nga Marrëveshjet e deritanishme, sepse ata thonë çdo gjë që është bërë duhet të ndryshohet dhe Marrëveshja Kornizë dhe marrëveshja me Greqinë dhe marrëveshja me Bullgarinë, për ta vënë të gjitha jashtë sistemit politik dhe për të shkuar drejt rindërtimi i shtetit. Kjo është vetëm një manipulim për qytetarët, sepse është e pamundur të ndodhë duke qenë shqiptarët në qeveri.

Politikanët maqedonas tani po e ndjejnë rrezikun e së “Majtës”

Edhe partitë maqedonase e kanë kuptuar se me partinë “E Majta” e drejtuar nga Dimitar Apasiev do të jetë një problem serioz në të ardhmen. Prandaj, kryeministri Kovaçevski kohën e fundit ka filluar me të madhe të flasë dhe të rritë ndërgjegjësimin te votuesit maqedonas që mos të shkojnë rrugës së kësaj partie, sepse është rrugë pa krye.

Apasiev po bëhet më i fortë dhe më i rrezikshëm sepse Mickoski nuk ka qëndrim, nuk ka vizion për politikbërjen e saj dhe ka mbetur mes rrugës së nacionalizimit dhe rrugës së integrimeve. Mickoski një ditë thotë se e përkrah integrimin në BE, të nesërmen në Kuvend bllokon të gjitha legjislacionet që kanë të bëjnë me BE-në.

Prandaj edhe Mickoski e ka vërejtur se me këtë politikë do ta ketë shumë problem në zgjedhjet e ardhshme dhe duhet sa më shpejt të marrë qëndrim të qartë se në cilën rrugë është./Zhurnal.mk