Edhe Konjufca bën homazhe në Gllogjan

Edhe kryeparlamentari Galuk Konjufca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, raporton Ekonomia Online.

Përveç Konjufcës, homazhe para tij ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj, pjesëtarë të FSK-së, ndërsa pritet të bëjë edhe kryeministri Albin Kurti.