E tërhoqi makineria e mbeturinave dhe vdiq, kush është 64-vjeçari që punonte si shofer në Manëz

Personi në foto është Shaban Ceni, 64 vjeçari i cili humbi jetën brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.

Ka qenë makineria ajo që i mori jetën 64 vjeçarit. Burime për mediat bëjnë me dije se Ceni prind i katër fëmijëve, punonte shofer me makinën  e pastrimit në Manëz dhe gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.

Sipas familjarëve ai ka shkuar ta rregullojë atë dhe gjatë punës 64-vjeçari është tërhequr nga makineria dhe ka  përfunduar brenda saj i pa jetë.

Më herët u bë me dije nga policia se Ceni humbi jetën në spitalin e Durrësit, aty ku dhe u transportua pas plagëve të marra.