E rëndë në Elbasan/ Një grua gjendet e mbytur në lumin Shkumbin

Një grua është gjetur e mbytur në Elbasan.

Bëhet me dije se gruaja e pajetë, rreth 48 vjeç është gjetur në lumin Shkumbin. Ende nuk dihet identiteti i gruas. Mësohet se ajo kishte dalë nga banesa për të hedhur mbeturinat, por që nuk ishte kthyer më.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.