“E diela ditë jo pune”, iniciativa hiqet nga planprogrami për arsye teknike
Shkup, 20 prill – Iniciativa e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të parashtruar tek Gjykata kushtetuese për dispozitën ligjore për të dielën ditë jopune në seancën e sotme është tërhequr për arsye teknike dhe e njëjta do të vendoset në rend dite në ndonjërën prej seancave të radhës. Gjykatësja raportuese Vangelina Markudova, nuk dha justifikim të zgjeruar për pjesën teknike e cila duhet të përpunohet. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese të RMV-së, Dobrilla Kacarska apeloi tek këshilli i cili punon në këtë lëndë të bëjë korrigjime në referatin në afatin më të shkurtër të mundshëm duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë aktuale për të cilën opinioni është i interesuar.
Përmes kësaj iniciative Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut i konteston ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhëniet e punës, lidhur me të dielën ditë jo pune në shtet.
Sipas parashtruesit, ligji i kontestuar ka të bëjë për punën e së dielës dhe vlerëson se është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrjes, vlerat themelore dhe barazinë e qytetarëve. Në iniciativë thuhet se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës rregullon përdorimin e pushimit javor duke vendosur ndalimin e punës të dielave dhe në të njëjtën kohë numëron përjashtimet nga disa aktivitete në të cilat pushimi javor mund të përdoret në një ditë tjetër në. Të dielën dhe theksohet se kjo zgjidhje ligjore nuk është në favor as të subjekteve ekonomike dhe as të punëtorëve dhe prek drejtpërdrejt vlerat themelore të rendit kushtetues të shtetit.

