Dy turistë polakë humbin jetën në një aksident në Shkodër, po udhëtonin me motor

Dy turistë polakë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Kryebushat të Shkodrës.

Dy turistë, të cilët po lëviznin me motor janë përplasur me një automjet, raportojnë mediat lokale.

Nga informacionet paraprake mendohet se shkaktari i aksidenti ka qenë drejtuesi I makinës tip Golf, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.