Dy shtëpi në Lipjan cak i hajnave

Dy shtëpi në fshatin Sllovi të Lipjanit kanë qenë cak i hajnave mbrëmë.

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij përmes derës kryesore duke demoluar dy dhoma dhe kanë vjedhur para e stoli ari.

Ndërsa, një person tjetër ka raportuar se disa persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para e stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet.

Vjedhja e parë ka ndodhur rreth orës 17:39, ndërsa tjetra rreth toës 18:53.

Raportet e plota:

  1. Fsh. Sllovi, Lipjan 26.11.2022 – 17:39. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se person-a te panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij për mes derës kryesore duke demoluar dy dhoma të shtëpisë nga kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime.
  2. Fsh. Sllovi, Lipjan 26.11.2022 – 18:53. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij duke demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari vlera e të cilave nuk dihet. Rasti nën hetime.