Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë

Gostivar, 5 janar – Dy persona kanë humbur jetën nga lëndimet e marra në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë në afërsi të gurthyesit, informojnë nga  SPB Tetovë.

Aksidenti i trafikut është raportuar mëngjesin e sotëm (5 janar) në ora 07:10 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve).

“Në aksidentin e komunikacionit me dy automjete të udhëtarëve: “Audi” me targa të huaja e drejtuar nga E.Z (42) nga Kërçova dhe “Shkoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës. Në aksident dy vozitës nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa mjekët e Ndimës së Shpejtë të Gostivarit e kanë konstatuar vdekjen”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer mbikqyrje në vendin e ngjarjes.

Më shumë se dy orë për shkak të mbikqyrjes është ndërprerë qarkullimi në të dy drejtimet.