Dy persona janë plagosur në një incident të armatosur në “Ist gejt jmoll”

Shkup, 24 tetor – Dy persona janë plagosur, pasi që ndaj tyre është qëlluar pasdite në qendrën tregtare “Ist gejt moll”. Janë dërguar në spital për marrje të ndihmës.

Siç konfirmoi MPB-ja, ekipet e policisë janë nisur në vendngjarje. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.