Dy ikona amerikane në garë në një rrugë urbane në Kaliforni, vetëm njëra ia doli në kthesë

Një aksident dramatik është kapur nga kamerat e sigurisë në Vacaville, Kaliforni, ku një Ford Mustang dhe një Chevrolet Corvette po garonin në një rrugë urbane.

Ngjarja ndodhi në fund të majit, kur të dy automjetet po zbrisnin me shpejtësi, përcjell Telegrafi.

Mustang-u humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas fillimisht me një Nissan që po priste në semafor, më pas edhe me një Chevrolet tjetër.

Ndërkohë, Corvette kaloi me vështirësi kthesën dhe u largua nga vendngjarja.

Policia arrestoi në vendngjarje drejtuesin 22-vjeçar të Mustang-ut dhe më pas arriti të gjurmojë edhe drejtuesin e Corvette, duke ia konfiskuar mjetin për 30 ditë.

Dyshohet se shpejtësia dhe një gungë në rrugë shkaktuan humbjen e kontrollit.