Dy burra sulmojnë një grua në Skenderaj, Policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e tyre
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur arsenal armësh.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikator të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.