Dy avionë ushtarakë përcollën një aeroplan zviceran pas alarmit për bombë në Prishtinë

Duket se alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës ka shqetësuar edhe vendet e tjera.

Sipas raportimeve thuhet dy avionë ushtarak përcollën një aeroplan zviceran në aeroportin e Cyrihut, përcjell Zeri.info.

Disa lexues të “20min.ch” raportuan se kanë dëgjuar zhurma zanore në kantonet e Lucernit dhe Zugut, të cilat bën që të nisin hetimet e policisë në aeropirtin zviceran, por që rezultuan që kërcënimi kishte të bënte më Prishtinën.

Sipas raportimeve aeroplani zviceran pas uljes qëndroi për një kohë të gjatë në pistë dhe ishte në gjendje që të ulej normalisht dhe ekuipazhi dhe pasagjerët dolën jashtë nga shkallët e zakonshme.

Më tej raportohet se avioni zviceran shoqërohej nga dy F/A-18 në afrimin e tij drejt aeroportit Kloten të Cyrihut. Avioni fluturoi nga kryeqyteti kosovar Prishtina për në Zvicër. Pas uljes, dy F/A-18 vazhduan të fluturonin.