Duan rritje page, protestojnë puntorët teknikë të sektorit privat

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka protestuar sot para objektit të komunës së Prishtinës.

Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës dhe QKMF-ve po kërkojnë rritjen e pagave.

Ditë më parë kryetari Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për këtë protestë pas takimit me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të disa shkollave dhe qendrave të mjekësisë familjare të Prishtinës.

Paga prej 230 eurove ishte e pamjaftueshme për këta punëtorë, andaj shpresonte se me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, do të arrihej një marrëveshje sa u përket kërkesave të tyre, ka thënë Azemi.