Dua Lipa mbështet fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës

Ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në Këshillin e Evropës.

Ky fjalim u prit mirë nga politikanë dhe fytyra publike kosovare.

Përtej kësaj, fjalimi i Ramës u cilësua si historik.

E ky fjalim tërhoqi vëmendjen edhe të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja ka shpërndarë videon e publikuar nga fjalimi i mbajtur në KiE.

“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.