Drejtues të institucioneve dhe të subjekteve politike, urojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Shkup, 1 prill – Nesër është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Drejtues të institucioneve dhe të subjekteve politike kanë uruar besimtarët e besimit islam për fillimin e muajit të Ramazanit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti

“Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam,Uroj nga zemra që muaji i bekuar i Ramazanit t’ju gjejë në harmoni, paqe dhe shëndet të mirë në familjet tuaja.Të frymëzuar le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete. Përkushtimi dhe begatitë që na i sjell muaji i agjërimit qofshin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm në shërbim të së mirës së përgjithshme!Agjërim të lehte dhe lutje të pranuara!”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela

“Të dashur besimtarë! Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, muaji kur besimtarët mysliman do të sfidojnë brenda vetes sakrificën, devotshmërinë dhe rrezistencën, jo vetëm ndaj ushqimit, por edhe ndaj veprimeve dhe veseve që janë në kundërshtim me parimet fetare dhe njerëzore.

Uroj të gjithë shqiptarët dhe besimtarët mysliman që fillimisht të kenë shëndet, agjërim të lehtë dhe të pranuar dhe nga ky muaj të dalim bashkërisht më të pastër dhe më të fuqishëm, parasegjithash shpirtërisht.
Advertisements

Uroj që në këtë muaj i cili njihet edhe si muaj i mëshirës, Zoti të na mëshiroj dhe bekojë me mirësitë e Tij, t’i mbeten të kaluarës tragjeditë, problemet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat jemi përballur periudhën e fundit. Ndërkaq ne të gjithë të reflektojmë, të nxjerrim mësim dhe të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të krijuar një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të begatshme për vete dhe për brezat që vijnë pas. Urime muajin e bekuar të Ramazanit!”, ka shkruar Sela.

Besimtarët islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit i ka uruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Ramazani është muaji më i shenjtë për myslimanët dhe paraqet durim, mirësi, tolerancë dhe çiltërsi. Nëpërmjet agjërimit si një nga shtyllat e Islamit arrihet në pastrimin trupor dhe shpirtëror, solidaritet, afërsi. Me dëshirën që ditët e agjërimit të Ramazanit t’i kalojnë në harmoni dhe rahati, në shëndet të mirë dhe fuqi shpirtërore, u uroj këtë muaj të shenjtë të ramazanit të gjithë besimtarëve të besimit islam. Le të jetë me gëzim çdo shtëpi”, shkroi mes tjerash Kovaçevski.

KryetarI i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

“Të ndajmë me të gjithë atë që e kemi dhe atë që mundemi, a mundemi shumë, që ky muaj festiv të përmbushet me energji të bukur dhe pozitive, me mendime të mira dhe respekt të ndërsjellë, le të jetë udhërrëfyesi jonë nëpër jetë që shtëpitë tona të jenë përplot paqe, lumturi dhe buzëqeshje, me mirëqenie, përparim dhe sukses.”, ka shkruar Xhaferi.

Zëvendësministri i Punëve të brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Në prag të muajit të shenjt të Ramazanit uroj që gjithsecili nga ne të përfshihet nga një vështrim gëzimesh e mendimesh plot dritë.
Vëllezër e motra, ky muaj i shenjtë është një kohë sprove dhe një mundësi shumë e mirë për një ndërgjegje të pastër. Është muaj i një detyrimi sublim për çdo besimtar i cili pranon sakrificën në shenjë devotshmërie ndaj Zotit. Lutje të pranuara e agjërim të lehtë!”.

Kryetari komunës së Çairit, Visar Ganiu

“Të dashur qytetarë të besimit Islam, urime Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Ju dëshiroj të keni harmoni, mirëqenie, shëndet të plotë bashkë me familjet e juaja. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”.

Menduh Thaçi- Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

“Të nderuar qytetarë, në vigjilje të muajit të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Le të jetë ky muaj edhe një mundësi më tepër për afrim me njëri-tjetrin për t’i kontribuar paqes e shëndetit të ndërsjellë dhe për të transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi.Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.”.

Kryetari i Aleternativës, Afrim Gashi

“Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore.

Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë t’i harrojmë skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë që ta ndjejnë dorën tonë dhe solidaritetin e dashurisë sonë”, shkruan Afrim Gashi.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëhëerit kryetar dege në Çair, Izet Mexhiti

“Urime Muajin e shenjtë të Ramazanit. Paqe, harmoni dhe begati në familjet dhe sofrat tuaja. Agjerim të lehtë dhe lutje të pranuara!”

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari

“Muajit i Shenjtë i Ramazanit i mbushur me devotshmëri, hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim me përkushtim.

Për nder të fillimit të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet Tuaja.”

Zëvendës-ministër i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Nazim Bushi

“Në prag të muajit të shenjt të Ramazanit uroj që gjithsecili nga ne të përfshihet nga një vështrim gëzimesh e mendimesh plot dritë.Vëllezër e motra, ky muaj i shenjtë është një kohë sprove dhe një mundësi shumë e mirë për një ndërgjegje të pastër. Është muaj i një detyrimi sublim për çdo besimtar i cili pranon sakrificën në shenjë devotshmërie ndaj Zotit.Lutje të pranuara e agjërim të lehtë!”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Nga sot fillon Ramazani, muaji i nëntë sipas kalendarit islamik, muaji më i rëndësishëm dhe më i bukur për të gjithë besimtarëtPara nesh janë 30 ditë agjërimi, ditë mëshire, solidariteti, mirësie dhe dashurie. Ju uroj paqe, lumturi dhe ngrohtësi në shtëpitë tuaja Urime Ramazanin!