Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë, në takim u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK.

“Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me z. Davenport dhe njëkohësisht kolonel Hoxha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori Davenport shprehu falënderimin dhe mirënjohjen, për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive të Policisë së Kosovës ndaj organizatës ndërkombëtare, konkretisht OSBE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.