Dr. Ali Devaja bëhet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) – “FACS”
Dr. Ali Devaja bëhet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) – “FACS”, duke e përfaqësuar Kosovën për herë të parë të barabartë me të gjitha vendet tjera.
Ndjehem krenar që u bëra “Fellow” i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve #ACSCC22, gjatë Ceremonisë së mbledhjes të së dielës të 16 tetorit 2022 në San Diego, Kalifornia. USATë qenurit anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) – “FACS” është nderimi më i lartë i karrierës sime profesionale, por edhe me një peshë te madhe historike duke e përfaqësuar Kosovën për herë të parë të barabartë me të gjitha vendet tjera, ka theksuar Devaja.
Kredencialet “FACS” përfaqësojnë nivelin më të lartë të arsimit, ekspertizës dhe përsosmërisë në profesionalizëm shkenëcor në mbarë botën.
Dua të falënderoj përzemërsisht ish-Presidenten, prof. Julie A. Freischlag për përkushtimin të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen që ka ofruar për të njohur Kosovën mes të gjitha vendeve të tjera në nivel profesional kirurgjik, ka thënë më tej Dr. Devaja.