Donika Gërvalla shkarkoi vajzën e Bujar Bukoshit dhe vëllain e Leonora Jakupit
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, ka njoftuar për shkarkimin e 11 zyrtarëve të shërbimit të jashtëm të kësaj ministrie.
Në njoftimin e MPJ-së bëhet e ditur se zyrtarët në fjalë janë shkarkuar meqë janë gjetur parregullësi në procedurat e emërimit të tyre në ato pozita.
Periskopi ka arritur që të siguroj emrat e disa prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Adnan Dragaj, Florim Krasnqi, Blerim Canaj e Enver Buqaj”, janë disa prej 11 zyrtarëve të larguar nga puna.
Mësohet se Shota Bukoshi, është vajza e politikanit të tërhequr, Bujar Bukoshi, ndërsa Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares, Leonora Jakupi.

