Donfried nesër në Shkup, zbardhet agjenda

Shkup, 27 Prill – Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Fokus i bisedimeve pritet të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, perspektivat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi në NATO dhe situatat aktuale në vend dhe rajon.

Gjatë vizitës, Karen Donfried do të realizojë takim edhe me Presidentin, Stevo Pendarovski, Kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.