Dogji për së gjalli të pastrehun në Greqi, prangoset i riu shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia greke, pasi ka vrarë dhe ka djegur për së gjalli një të pastrehë në Chania të Kretës, Greqi.

27-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua nga policia, për vrasjen e një 53-vjeçari të pastrehë, të cili më pas ne dogj brenda një pallati të braktisur.

Ndaj 27-vjeçarit është ngritur padi për vrasje me mashtrim dhe zjarrvënie.

Gjithashtu shqiptari është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi në kontrollin e shtëpisë së tij nga policia janë gjetur thika.