Do të përgatitet strategji 20-vjeçare për hulumtime gjoelogjike, shfrytëzim të qëndrueshëm dhe eksploatim të lëndëve të para minerale

Shkup, 12 prill – Qeveria në seancën e sotme të 37-të e miratoi Informatën për përpunimin e Strategjisë për hulumtime gjeologjike, shfrytëzim të qëndrueshëm dhe eksploatim të lëndëve të para minerale për periudhë prej 20 viteve.

Për këtë dedikim, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Qeveria e autorizoi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që ta nënshkruajë projekt-marrëveshjen për përgatitjen Strategjisë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

“Kjo strategji, e paraparë me Memorandumin për bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe ASHAM-it ka për qëllim që ta përcaktojë vëllimin dhe mënyrën e realizmit të hulumtimeve themelore gjeologjike, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe nevojat për eksploatimin e lëndëve të para të minerale, të cilat janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë nga Qeveria.