“Do të martohej së shpejti”/ Kush ishte 23-vjeçari shqiptar që vdiq duke punuar në Itali: Jeta me sakrifica, e fejuara…
Sami Macukulli, 23 vjeç, humbi jetën dje pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ai humbi jetën për shkak të një aksidenti në punë. Me punën e re, Macukulli i kishte premtuar partneres se do të martohej me të, dhe të shkonin të jetonin bashkë në Itali. Gjithçka ishte gati, mungonte vetëm akti nga noteri, i cili duhet të ishte përfunduar javën e ardhshme. Pas martesës, së bashku ata do të ishin zhvendosur brenda pak javësh, në një shtëpi të bukur në Porto Santa Margherita.

