“Do përfundojnë poshtë gomave të makinës”, nënkomisarja e policisë në Elbasan kërcënon gazetarët
Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.
Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.
Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.

