DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse
Shkup, 2 gusht – Pas shpërthimit të disa zjarre nëpër pjesën lindore dhe juglindore të shtetit, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) mbajti takim urgjent me qëllim të mobilizimit të ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret si dhe të punësuarit e DMSH-së dhe Njësitë zjarrfikëse.
Siç është kumtuar në faqen në Fejsbuk të DMSH-së, drejtori I Drejtorisë, Bekim Maksuti dha urdhër për mobilizim të ekipeve për zjarre, Vallandovë, Vinicë, Berovë, Manastir, Gostivar, Kumanovë dhe Ekipi I Shkupit Karposh.
Është propozuar të kyçen edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse.
Të punësiarit në DMSH pas koordinimit janë nisur drejt rajoneve të rrezikuara, siç janë Nagoriçan I Vjetër, f.Beli Koçani dhe f.Novaci, manastir me qëllim të vlerësimit, koordinimit dhe ndihmës në rajonet e rrezikuara”, thekson DMSH.