Dje për 4 orë u gjobitën 243 këmbësorë, kaluan rrugën ku nuk lejohet

Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 08:00 deri më ora 12:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim aksional të përforcuar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 243 këmbësorë, 227 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendit të paraparë për kalimin e rrugës… Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 106 kundërvajtje tjera.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.