Djali rreh babain 61 vjeçar në Shkup
Dhunë në familje raportohet në këtë fillimviti në zonën e Shuto Orizares në Shkup. Një baba 61 vjeçar është sulmuar fizikisht nga, siç thotë ai, djali i tij. Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Me datë 02.01.2023 në ora 19:25 në Stacionin Policor Shuto Orizare, 61 vjeçari banues në Shkup ka raportuar se në zonën e Shuto Orizares për shkak të prishjes së marrëdhënieve familjare dhe keqkuptimeve reciproke është sulmuar fizikisht nga ana e djalit të tij, M.C(40) nga Shkupi”, thuhet në raportin e MPB-së.