Djali i ushtarit të UÇK-së fotoja e të cilit u bë e njohur, sot u bë ushtar i FSK-së

Fotografia e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me lot në sy, derisa një nënë puthte fotografinë e djalit të saj të vrarë, është ndër pamjet më emblematike të luftës në Kosovë.

Personi në fotografi ishte Komandant Xhafer Kadiri, i cili më vonë kishte rrëfyer se kishte qarë, kur i ishin vrarë dy shokët e luftës.